Të bësh plazh në lumin Kir, Shkodër, merr jetë një miniplazh i ri
Në Shkodër turistët kanë filluar të eksplorojnë një miniplazh që sa vjen e popullohet dita-ditës.Bëhet fjalë për lumin Kir, burimet e të cilit vijnë nga lartësitë e alpeve veriore dhe përshkojnë qytetin e Shkodrës. I ndodhur vetëm pak kilometra larg qendrës së qytetit, mjedisi që të ofron ky miniplazh është tepër joshës, shkëmbinj të ndërthurur me rrjedhën e ujit, ajër i pastër, qetësi për pushuesit.Shfrytëzimi i kësaj hapësire edhe për pak orë është pritur pozitivisht nga banorët e Prekalit, të cilët shprehen se ka nisur edhe zhvillimi i zonës.Kjo zonë, nuk ka qënë e panjohur për qytetarët shkodranë, por mungesa e infrastrukturës rrugore nuk i ka dhënë asaj mundësinë për të qënë e frekuentuar nga pushuesit. Së fundi, kjo zonë ka nxjerrë domosdoshmëri krijimin e kushteve për një shërbim social, pasi aktualisht nuk ekziston asnjë lokal apo pikë ambulante në shërbim të frekuentuesve, mes së cilëve konstatohen edhe turistë të huaj.