Shëngjini pa ujë të pijshëm, pushuesit ankohen: Situatë e patolerueshme

Në pikun e sezonit turistik të tij, Shëngjini vuan mungesën e ujit të pijshëm.Prej disa ditësh, në këtë zonë nuk derdhet asnjë pikë ujë, ndërkohë që pushuesit dhe turistët kanë ngritur me të drejtë pakënaqësitë lidhur mbi këtë fakt anormal.  Zgjidhja vjen vetëm nëpërmjet markatove, ku tashmë shitja e ujit të pijshëm, është tregëtia e rradhës, e cila ka filluar që prej 5 ditësh. Pushuesit e konsiderojnë këtë mungesë si një bojkot që është duke iu bërë këtij plazhi, ndërkohë që mundësitë për ndërhyrje janë krejtësisht të arritëshme.Furnizimi me ujë të pijshëm ofrohet vetëm në qendër të qytetit, ndërkohë që gjithë pjesa tjetër është penalizuar. Banorët kanë ngritur pretendimet e tyre duke akuzuar bizneset që ndodhen në qendër të qytetit, si shkaktarë kryesorë të kësaj situate.Lidhur mbi këtë problem, nga ndërmarja e ujësjellësit e cila është përgjegjëse jo vetëm për furnizimin me ujë të pijshëm por edhe për aparaturat që mundësojnë lëshimin ujit, askush nuk na dha përgjigje.