Kukës, aksidentet dhe incidentet, policia 24 orë në "Rrugën e Kombit"

Rritja e mundësisë së aksidenteve rrugore dhe incidenteve që mund të realizohen nga persona të ndryshëm, ka bërë që policia rrugore, ajo e rendit dhe forcat speciale, të nisin patrullimin e pandërprerë në të gjitha akset, më së shumti të "Rrugës së Kombit".Ferat Hysa, shefi i komisariatit rrugor për veriun, thotë se në këtë aksion janë përfshirë edhe forcat "Shqiponja" me qëllim që të mos ndodhë asnjë incident me udhëtarët, dhe janë marrë masat për normalizimin e qarkullimit rrugor, kjo si shkak i trafikut të rënduar si rezultat i sezonit turistik.Në "Rrugën e Kombit", gjatë këtij viti numri i aksidenteve ka pësuar rënie të ndjeshme duke e krahasuar këtë periudhë me atë të një viti më parë. Ndërkohë, gjatë gjithë ditës, ky aks rrugor patrullohet nga 6 patrulla të lëvizshme dhe 6 të tjera statike, në pjesët më kyçe të saj. Gjatë orëve të natës vigjilenca e policisë rritet akoma më shumë për shmangien e incidenteve mbi turistët.