Masakrohen pyjet e Korçës, fenomeni zgjerohet pavarësisht gjobave

Fenomeni i prerjes së pyjeve në mënyrë të paligjshme të pyjeve, vijon të masakrojë kurorën e gjelbër të Qarkut të Korçës. Subjekte apo individë me ose pa liçencë, ashtu si çdo vit vijojnë të shkatërrojnë dhe presin drurë të çdo përmase. Pavarësisht masave të marra nga Drejtoria e Shërbimit Pyjor, ky fenomen negativ por aq edhe i shëmtuar, vazhdon të jetë prezent, ndërsa sëpata të jetë zot mbi pyjet e vendit tonë. Një problem i tillë ka përfshirë prej vitesh edhe pyjet e komunës së Vithkuqit. Sipas kryetarit të kësaj komune ,prerja e drurëve është shumë evidente sidomos në pyllin e Sherës.Nga ana tjetër, Panariti e lidh këtë problem edhe me faktin se jo të gjitha sipërfaqet pyjore administrohen nga komuna. Fenomeni i prerjes së druve është prezent edhe në Devoll, në zonën turistike të Dardhës, zonën e Lozhanit etj,Drejtoria e Shërbimit Pyjor, duket e pafuqishme përballë kësaj masakre ndaj pyjeve, pavarësisht masave apo gjobave të vendosura.