Alarmi i mjekëve të Gjirokastrës, rritet numri i diabetikëve, në rrezik të rinjtë

Numri i të sëmurëve diabetikë në Gjirokastër ka shënuar një rritje të ndjeshme.740 persona tashmë vuajnë nga kjo sëmundje, ndërkohë që vihet re që një pjesë e mirë e pacientëve i përkasin moshave të reja. Mjeku endokrinolog, Hodo Çela thotë se karahasuar me 20 vite më parë, numri i diabetikëve është shtuar duke përfshirë këtu fëmijët dhe të rinjtë deri në moshën 35 vjeç. Ai rendit si shkakun kryesor kequshqyerjen dhe trashëgiminë. Çela thotë se të rinjtë janë më të prekur nga diabeti i tipit 1, ndërsa më i përhapur është diabeti i llojit 2 që zë edhe 90% të rasteve.Referuar statistikave, moshat më të prekura kohët e fundit janë 35-40 vjeç, ndërsa përsa i përket fëmijëve, ata regjistrohen më së tepërmi në Tepelenë dhe Përmet.