Vrau bashkëshorten dhe u vetëplagos, ndërron jetë pas 10 ditësh, Ilirian Cani
Ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak, Ilirjan Cani, i cili qëlloi për vdekje gruan e tij, 37- vjeçare, Alketa Cani.39-vjeçari, qëlloi me pesë plumba gruan brenda në banesë, në rrugën “Sadik Petrela” në Tiranë.Ilirjan Cani mbeti i plagosur, kur pas krimit tentoi të vriste edhe veten dhe ndodhej në gjendje të rëndë, në Spitalin Ushtarak në Tiranë.Vetëm pak ditë më parë, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën e sigurisë arrest me burg nga Spitali Ushtarak për 39-vjeçarin. Cani është njohur me masën e sigurisë nga reaminicioni i këtij spitali për shkak të gjendjes së tij të rëndë shëndetësore,pasi ai tentoi të vrasë edhe vetën ditën e krimit,duke mbetur i plagosur rëndë.Ngjarja e rëndë u regjistrua të Hënën në zonën e Kodrës së Priftit ku Ilirjan Cani në gjendje të dehur qëlloi me breshëri mbi nënën e fëmijve të tij dhe me pas me të njëjtën armë mbi veten.Çifti Cani ka lënë pas dy djem 13 dhe 3 vjeç, fati të cilevë pritet të vendoset në ditët në vijim,duke qënë se nuk është vendosur ende për kujdestarinë e tyre.