Motorrët e ujit në Durrës, pushuesit të rrezikuar: Nuk respektojnë rregullat
Edhe për këtë sezon turistik veror, motorrat e ujit duket se do të jenë një shqetësim për turistët dhe pushuesit që kanë zgjedhur për të kaluar pushimet në bregdetin e Durrësit.Të destinuara për shpejtësi të mëdha, motorrat e ujit e skafet, sipas ligjit në fuqi, duhet të lundrojnë në një distancë të largët nga bregu 100 deri në 300 metra, me qëllim shmangien e ndonjë aksidenti të mundshëm. Por, krahas këtij vendimi, të apasionuarit e sporteve të ujit, lundrojnë fare pranë pushuesve, të cilet shprehen se ndihen të kërcënuar nga lëvizjet me shpejtësi të tyre.Lidhur me situatën, kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, tha se janë përcaktuar zonat për lëvizjen e motorrave të ujit dhe pritet vetëm interesimi i privatit për marrjen e lejes.Situata është mjaft problematike jo vetëm në plazhin e Durrësit por në të gjithë vijën bregdetare, ku mjetet lundruese motorrike lëvizin me shpejtësi marramendëse, fare pranë bregut dhe mes pushueseve.