Aksident i rëndë në Tepelenë, humbet jetën një person, plagosen tre të tjerë

Një aksident i rëndë automobilistik, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një person dhe janë plagosur tre të tjerë, ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Tepelenë - Kras.Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se dy automjete, një furgon mallrash me targa TR 0907 L dhe  një “Benz” me targa AA 567 ET, janë përplasur me njëri tjetrin, për shkak të një parakalimi të gabuar.Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit të Gjirokastrës, prej ku mësohet se janë në gjendje të rëndë.Viktima e këtij aksidenti është 62-vjeçari, Kadri Rrapaj, i cili humbi jetën për shkak të plagëve të rënda, ndërsa mes të plagosurve është edhe djali i viktimës, 23-vjeçari, Erjon Rrapaj, i cili ndodhet në gjendje të rëndë. Dy personat e tjerë të plagosur nuk janë identifikuar akoma.Momentalisht mbeten ende të paqarta shkaqet e aksidentit, ndërkohë që policia po punon për të zbardhur ngjarjen.