Mediu: PS vendoi interesat politike në vend të atyre kombëtare
Cështja e Fierit nuk mund të vihet përpara procesit integrues. Ndërsa ka akuzuar opozitën se vendosi interesat e saj politike mbi interesat e vendit, kreu republikan tha se procesi integrues i shërben qytetarëve shqiptarë.“Komisioni Europian na i ka përcaktuar qartë detyrimet që lidhen me jetën e shqiptarëve. Komisioni ka ka kërkuar të miratojmë këto ligje deri më 20 Nëntor dhe jo të zgjidhim çështjen e Fierit. Kur ne të kemi bashkëpunim atëherë ne do t`ia dalim të thyejmë skepsticizmin e çdo individi. Kjo rrugë nuk është e lehtë por ne duhet të bëjmë punën tonë dhe të realizojmë detyrimet tona. Ne duhet të kuptojmë njëri-tjetrin dhe qytetarëve shqiptarë nëse duam që ndërkombëtarët të na kuptonë ne” tha Mediu.Deklaratat e tij kreu republikan i bëri gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PR-së, ndërsa është ndalur edhe tek zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ku deklaroi se PR-ja nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti që do të cënojë interesat e kësaj force politike.Ndërkaq Mediu ka kërkuar nga strukturat e PR-së të përzgjedhin kandidatët për çdo zonë elektorale, për tu përgatitur për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.“Ne kemi shprehur qëndrimin tonë për problemet e mëdha që ka kodi zgjedhor. Ne jemi në koalicion me Partinë Demokratike por theksoj se nuk do të ketë asnjë marrëveshje në dëm të interesave elektorale dhe politke të Partisë Republikane” theksoi ai.