Policia e Tiranës merr në pyetje Gjergj Ndrecën dhe Perikli Shqevin
Policia e Tiranës do të marrë në pyetje dy ish të përndjekurit politik Perikli Shqevi dhe Gjergj Ndrecën në lidhje me djegien e këtij të fundit gjatë grevës së urisë.Ngjarja e rëndë ka ndodhur në datën 8 tetor pranë tendës ku ish të përndjekurit politik po zhvillonin grevën e urisë.Gjergj Ndreca leu trupin me benzinë dhe tentoi t'i vendosë flakën vetës por anëtarët e tjerë të grevës së urisë u përpoqën ta ndalin atë, së bashku me disa uniforma blu të cilët ishin në ruajtje të kësaj greve.Por ndërsa të gjithë po mundoheshin të ndalon Gjergj Ndrecën, një tjetër anëtar i grevës, Perikli Shqevi ka ndezur çakmakun.Flakët përfshinë trupin e Ndrecës por fatmirësisht pa i rrezikuar jetën.Ndërkohë, ish i përndjekuri politik Perikli Shqevi akuzohet për zjarrëvënie të qëllimshme, me pasoja te rënda për jetën.