Avramopulos-Panariti: Të kontribuojmë në uljen e tensioneve të panevojshme

Së shpejti Minstri i Jashtëm grek Dimitris Avramopulos do të jetë në një vizitë zyrtare në Tiranë për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Kjo është konfirmuar gjatë një bisede telefonike me Minsitrin e Jashtëm Edmond Panariti.Por biseda e tyre është përqëndruar më shumë në cështjet që i përkasin të dyja vendeve. Ministri Panariti së bashku me homologun e tij kanë rënë dakord për te avancuar ne zgjidhjen e cështjeve në interes të qytetarëve.Gjithashtu Panariti ka theksuar se tonet nacionaliste nuk i sherbejne frymës së mirekuptimit mes dy popujve dhe duhet kontribut i të dy vendeve në uljen e tensioneve të panevojshme.Por në bisedën telefonike është lënë që së shpejti mes të dy homolgëve, atij grek dhe atij shqiptar të zhvillohet një takim i përbashkët ndërministror.