"Të dalësh nga rrugica e maces", promovohet libri i Manuel Montobbios
Vijon suksesi i letërsisë politike të ish-ambasadorit të Spanjës në Shqipëri, Manuel Montobbio, i cili promovon librin e tij të ri "Të dalësh nga rrugica e maces".Ndryshe nga libri i parë "Guidë poetike në Shqipëri", ku fton lexuesin në një rrugëtim nëpër Shqipërinë historike, kulturore dhe gjeografike, në librin e tij të ri shtjellon elementët e një projekti të përbashkët bashkëjetese.Ish- Ambasadori Montobbio shpjegoi më tej thelbin e këtij botimi të ri, i cili është një këmbanë për të gjithë njerëzit.Pjesë e këtij eventi u bënë edhe shumë personalitete të politikës shqiptare dhe të huaj, ndër to , ambasadori BE, Ettore Sequi, Ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto dhe përfshirë Ministrinë e Kulturës, Aldo Bumçin.Në fjalën e tij ministri Bumçi theksoi kontributin e ish-Ambasadorit në trashëgiminë tonë kulturore.Kjo është hera të dytë që ish-ambasadori Montobbio kthehet në Shqipëri si një mik i saj, duke i dhënë në këtë mënyrë rëndësi kulturës sonë.