Devoll, vetëdigjet 53-vjeçari, s`dihen motivet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Nëntor 2012, 10:41
Një 53-vjeçar i ka dhënë fund jetës mëngjesin e sotëm duke i vetëdjegur në një banesë në rrethana ende të panjohura.Ngjarja e rëndë është shënuar në rrethin e Devollit ku 53-vjeçari Rudi Voci është gjetur i djegur në një godinë larg banesës së tij.Sipas policisë, dyshohet se 53-vjeçari ka lyer trupin me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën vetes. Policia thekson se Voci ishte larguar nga shtëpia një ditë më parë dhe familjarët nuk kishin informacion për vendndodhjen e tij.Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.