Pranga oficerit të antidrogës, i implikuar në trafikun e heroinës dhe kokainës
Dyshimet për implikim në trafikun e drogës kanë cuar në arrestimin e një punonjësi të Policisë së Shtetit me funksion specialist i antidrogës teksa është kapur në flagrancë me 30 kg lëndë narkotike, e dyshuar si heroine dhe një sasi koakainë.Shërbimi Kontrollit të Brendshëm, në Ministrinë e Brendshme, në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit Tiranë dhe DPQT, arrestoi në kushtet flagrancës shtetasin Anoril Naim Cani, i dt. 07.05.1981, lindur në Pogradec, banues në Tiranë, me detyrë specialist në departamentin e antidrogës, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, shtetasit Gentian Vlash Gjoka, i dt. 27.07.1974, lindur në Cërrik, Ilir Petrit Shehaj, dt. 02.12.1966, lindur dhe banues në Tiranë, i njohur me pseudonimin "Gjyshi" dhe Madrit Manush Dule, i dt. 1974, banues në Vorë, Tiranë, për veprën penale, "Grup i strukturuar kriminal", parashikuar nga neni 333/A, i Kodit Penal.Në momentin e arrestimit të arrestuarve u janë kapur 8 kg. pluhur i bardhë që dyshohet për kokainë, mbi 31.3 kg heroinë, një pistoletë TT, si edhe 3100 € dhe 111. 420 lekë të reja.Gjithashtu, të ndaluarve u janë sekuestruar 8 aparate celularë dhe tre makina që transportonin lëndët narkotike. Ndërkohë, operacioni është shtrirë dhe vijon në Vorë, Elbasan dhe Tiranë në banesat dhe bazat e dyshuara.