Trojka: Palët të bashkëpunojnë për integrimin

Edhe pse ka nisur numërimi mbrapsht deri në 20 nëntor, kur skandon afati për miratimin e 3 ligjeve të kërkuara nga KE-ja për marrjen e statusit, ndërkombëtarët ende nuk i kanë humbur shpresat për një konsensus mes PD-së dhe PS-së.Ambasadori i BE Ettore Sequi, deklaroi nga Elbasani se besonte në një rezultat pozitiv nisur nga prioriteti që ka politika shqiptare, që është integrimi. Ai kujtoi edhe një herë se rruga drejt Europës kalon përmes dialiogut dhe jo monologut të secilës pale."Rruga drejt Europës është rruga e dialogut, e shtetit të së drejtës dhe bashkëpunimit. Rruga në vetvete kërkon dialog dhe dialog nuk do të thotë dy monologje të ndryshme por kërkon të bëhen 2 biseda bashkë. Kam besim se do kemi rezultate pozitive nga predispozita që ka çdo politikan në Shqipëri që është integrimi.I lodhur nga apelet e drejpërsëdrejta që bien në vesh të shurdhët nga politika shqiptare, ambasadori   amerikan në tiranë Aleksandër Arvizu ftoi politikanët  ti drejtohen librave të ekspozuara në panarin e librit ku do mund të mësojnë se se qeveriset dhe se si përmirësohet komunikimi."Nëse doni të mësoni se si qeveriset, si luftohet korrupsioni merrni librat që keni prezantuar në panar. Nëse doni të mësoni se si përmirësohet komunikimi merrni këto libra" tha Arvizu.I pyetur për deklaratën e një ditë me parë të  Ambasadës amerikane për trazira në vend për shkak të ndërprerjes së energjisë për ujësjellësat, Arvizu tha se nuk ka asgjë për tu alarmuar dhe se bëhej fjalë për  një njoftim rutinë, që bëhet për shtetasit amerikane.Edhe pse i zhgënjyernga dështimit  i votimit në seancën e së enjtes ambasadori i OSBE-së  në Tiranë Eugen Ëollfarth, tha se konsensusi është i vështirë, por jo i pamundur."Është zhgënjyese ajo që ndodhi dje në Parlament por ka ende kohë që këto ligje të miratohen. Ajo që tashmë kemi në tryezë është për të tashmen dhe të ardhmen. Ftoj  politikën të marrë vendime për të mirën e qytetarëve" tha ai.Një ditë më parë Kuvendi dështoi në arritjen e një konsensusi për miratimin e 3 ligjeve të vëna kusht nga Komisioni Europian për marrjen e statusit të kandidatit.