Rama për arsimin: Ekuilibrimi i “publik-privat”, sfida e qeverisë së të nesërmes
Vendosja e ekuilibrit mes mirës publike dhe asaj private në fushën e arsimit, është përcaktuar si sfidë e qeverisjes së ardhshme nga kreu i Partisë Socialiste Edi Rama. Gjatë fjalës së tij në një tryezë për arsimin Rama deklaroi se nuk është kundër liberalizimit të arsimit të lartë privat, por kundër liberalizimit pa kriter, vizion dhe pa karar të arsimit të lartë në Shqipëri.“Unë besoj që liberalizimi i arsimi, është një mundësi për ta pasuruar ofertën dhe për të krijuar kushte që njerëzit mund të zgjedhin, dhe të marrin atë që meritojnë duke bërë zgjedhje. Aty ku ne jemi sh kritikë ndaj liberalizmit, është ajo që dëmton cilësinë e arsimit të lartë privat. Jemi kundër liberalizimit pa kriter, vizion dhe pa karar.”- tha kreu i PS-së, Rama.Rama nënvizoi faktin se dora e pakontrolluar e tregut ka sjellë dëme të mëdha në arsim, ndërsa shtoi se PS e adreson qartazi këtë problem përmes ndarjes së qartë të investimeve.“Dora e pakontrolluar e tregut ka sjellë dëme të mëdha në arsim.Kjo është një sfidë për qeverinë e së nesërmes, ajo e sotmja e ka humbur. Liberalizimi i arsimit, i tillë sic është zhvilluar sot ka një arsye, paaftësinë për tu përballur me papunësinë rinore dhe nevojën për të blerë nga prindërit e tyre qetësinë në pushtet”tha më tej ai.Kreu i selisë rozë Edi Rama duke nënvizuar përgjegjësinë e edukimit si përgjegjësi e të gjithë aktorëve politikë dhe shqiptarëve, shtroi domosdoshmërinë e futjes së gjithë sistemit në një proces akreditimi, për të vendosur konkurencën në gjithë sistemin tonë arsimor publik apo privat qoftë.“Sfida nuk është të sharrosh xhunglën, por të vaditësh shkretëtirën. S’mund ti trajtojmë universitetet private si ndërmarrjet fasonë”përfundoi Rama.