Kuvendi kalon legjislaturat dhe ujërat

Kuvendi ka miratuar me votat e mazhorancës dhe të opozitës projektvendimin për numërimin e legjislaturave, që u shqyrtua nga Këshilli i Legjislacionit. Me 109 vota pro, 1 kundër dhe 2 abstenim, kuvendi miratoi numërimin e legjislaturave, ndërsa kryetarja e Kuvendit e cilësoi këtë një hap të rëndësishëm edhe në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.Ndërkaq megjithëse opozita në parlament e ka kundërshtuar projektligjin për menaxhimin e integruar të burimeve ujore, ka dhënë votën pro këtij ligji. Opozita është shprehur se ligji nuk përmirëson situatën e burimeve ujore në vendin tonë, cka sipas Ministrit Mediu rregullohet me ligj infrastruktura në këtë drejtim.Po ashtu ne unanimitet Kuvendi miratoi edhe projektigjin "Per ratifikimin e konventës së OKB-së "Për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar". Atë “për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën për njohjen e divorceve dhe ndarjeve ligjore" dhe Projektligjin “për bashkimin ndërkufitar të shoqërive tregëtare".