Skandali i pikturave në Korçë, Prokuroria mbyll hetimet: Dosja në gjykatë
Pas një pune katërmujore hetimesh Prokuroria e Korçës ka përfunduar hetimet lidhur me skandalin për pikturat e zhdukura në Galerinë e Arteve të këtij qyteti.Pas mbledhjes së provave të nevojshme lidhur me këtë cështje, tashmë organi i akuzës do t’ia kalojë gjykatës për proces gjyqësor.Ngjarja u regjistrua në muajin gusht të këtij viti, ku u konstatua zhdukja e 66 pikturave nga Galeria e Arteve dhe nga këto 33 ishin të piktorit Vangjush Mio.Lidhur me zhdukjen e pikturave akuzohet ish-drejtori i galerisë, Vladimir Topi dhe piktori Sotiraq Xega, për të cilët gjykata vendosi lënien në "arrest shtëpie" të drejtorit të Qendrës Kulturore "Vangjush Mio", Vladimir Topi si dhe ish-përgjegjësin e Galerisë së Arteve, Sotiraq Xega për akuzën "Shpërdorim detyre".Prokuroria pati kërkuar "Arrest me burg" për Topin si dhe "Arrest shtëpie" për Xegën, por togat e zeza e hodhën poshtë kërkesën e organit hetimor për Vladimir Topin, duke argumentuar se nuk ka prova të mjaftueshme.