Kthimi i eshtrave të Zogut, mbahet ceremonia e zhvarrosjes në Paris

Pas 51 vjetësh nga vdekja e Ahmet Zogut tanimë eshtrat e tij do të prehen në Shqipëri. Është zhvilluar në Francë ceromina e zhvarrosjes së eshtrave, aty ku Mbreti Zog ndërroi jetë. Nën kujdesin e autoriteteve franceze është zhvilluar ceremonia zyrtare,ku pala shqiptare perfaqësohej nga Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu. Për Bregun ky është një nderim i mohuar për këtë burrë shteti.“Sot, 73 vjet pas largimit nga atdheu i tij eshtrat e Mbretit Zog kthehen në Shqipëri në jubileun e këtij 100 vjetori. Kjo ceremoni është nderimi i mohuar që i takon këtij burri që ndërtoi shtetin shqiptar. Jo vetëm shpirti por edhe trupi i tij i përket tokës ku u lind, vendit ku vazhdojnë të jetojnë trashëgimitarët e tij, ajo copës mbretëri që degëzohet në trungun e tij familjar, që prej vitit 1928 kur ai vetë u shpall e u betua si mbreti i të gjithë shqiptarëve. Një betim që ai e përmbushi” u shpreh Bregu.Në ceremoni merrnin pjesë edhe disa përfaqësues të familjeve kryesore mbretërore europiane. Ndërsa pritet që eshtrat e Mbretit Zog të vijnë në Shqipëri ditën e premte rreth orës 8:00 të mëngjesit.Ceremonia e homazheve do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave ditën e shtunë nga ora 10-12,ndërsa priten të varroset në Mauzoleumin e familjes mbretërore po ditën e shtunë.