Shkrimtari arbëresh Carmine Abate merr pjesë në panairin e librit

Në edicionin e 15-të panairit të librit nuk ka munguar një nga miqtë, i cili viziton shpesh vendit tonë. Shkrimtari arbëresh Carmine Abate, fituesi i edicionit të 50-të të çmimit letrar "Campiello 2012" ka rrëfyer në një intervistë për Ora News të vecantat e romanit "Kodra e erës " dhe përjetimet e tij për Shqipërinë, të cilat startojnë që në vitin 1984 kur erdhi për herë të parë si turist.“Romani ambjentohet në kodër, sepse aty nuk është ambjent vetëm për jetë njerëzish, për kafshët apo zogjtë, por edhe në nivel simbolik përbën misterin e njerëzve , e jetës që jetojnë aty. Personazhet nuk janë kurrë të paramenduar, ato vijnë të më takojnë gjatë rrëfimit derisa nga personazhe ato kthehen në persona” shpjegon ai.Ndërsa në lidhje me vitin e jubileut Abate thotë se edhe arbëreshët kanë dhënë kontributin e tyre në nivel mendor dhe ideor.“Erdha si turist për herë të parë. Dua te them se edhe ne arbëreshët kemi dhënë kontributin tonë në pavarësinë e Shqipërisë, në nivel ideor dhe mendor. Gjallëria këtu po shtohet vit pas viti dhe ajo që më bën përshtypje ështe angazhimi i të rinjëve në këto ngjarje të mëdha” u shpreh më tej Abate.Vetëm në ditën e dytë, panairi i libri ka shënuar një numër të lartë vizitorësh, të cilët shfrytëzojnë ngjarjen më të madhe të librit për të rendur pas titujve më të fundit të hedhur në treg.