Pse BBC-ja eshte ne krize dhe cfare duhet te beje?

Transmetuesi Publik i Britanise (BBC) eshte ne krize. Ne ditet e fundit kane dhene doreheqje drejtori i pergjithshem, George Entwistle, dhe shefja e lajmeve Helen Boaden. Doreheqjet kane ndodhur vetem pak dite pasi programi i lajmeve i BBC-se ka akuzuar gabimisht nje ish-politikan per abuzim seksual me femijet. BBC ka pranuar se kjo demton edhe me tej besimin ne transmetues, i cili ka rene per shkak te vendimit per te mos transmetuar dyshime te njejta kunder moderatorit, tashme te ndjere, Jimmy Saville. Saville, qe konsiderohej yll i BBC-se, thuhet se ka abuzuar seksualisht me qindra femije gjate disa dekadave. "Nuk duhet bere panik. Bazat e BBC-se jane shume te forta dhe ai kurre nuk ka qene me i nevojshem", thote Charlie Beckett, njohes i mediave ne Shkollen per Ekonomi te Londres. I pyetur nga radio Evropa e Lire se cilat jane problemet kryesore te BBC-se, ai permend burokracine. Perndryshe, shton Beckett, BBC-ja eshte nje institucion i jashtezakonshem, me nje game te madhe prodhimi, si ne nivel lokal, kombetar dhe nderkombetar. Sipas tij, BBC-ja duhet te forcoje udheheqjen, duke forcuar drejtorin e pergjithshem. Ne te njejten kohe, ai propozon shkurtime ne zinxhirin komandues. "Duhet te kete me pak njerez ne mes te asaj qe prodhon BBC-ja dhe te gjithe atyre menaxhereve te larte qe e miratojne ate", thote Beckett, duke cilesuar si problem edhe parate. "Lajmet, per shembull, kane pesuar 20 per qind shkurtime dhe kjo eshte e veshtire te rregullohet ne nje afat te shkurter. Ne anen tjeter, nuk eshte se ka pasur vetem shume burokraci. Atje nuk ka pasur ndjenje te duhur te pergjegjesise, ndjenje te duhur te menaxhimit publik dhe menaxhim proaktiv", thote Becket. BBC-ja eshte themeluar me 1 janar te vitit 1927. Pergjegjesia e saj kryesore eshte te siguroje transmetim te paanshem, ndersa vepron nen Karten e Mbreterise. BBC-ja eshte transmetuesi me i madh ne bote per nga numri i te punesuarve - me rreth 23,000 punetore. "Nese duam te dime per te gjitha ceshtjet ne bote, te tilla si abuzimi me femije, kriza financiare evropiane, korrupsioni i politikaneve, atehere kemi nevoje per gazetari te mire. Ne Britani dhe ne mbare boten, BBC-ja perfaqeson gazetarine e mire. Mendoj se ia vlen te rishikohet nese BBC-ja ka probleme strukturore dhe si mund ta reformoje veten", thote Becket. Nese Transmetuesi Publik i Britanise do te riktheje reputacionin, mbetet te shihet. Burimi