Itali, ekzekutohen me armë 2 shqiptarë

Dy shqiptarë janë vrarë  me armë zjarri gjatë  orëve të natës  në Abbiategrasso, provincën e Milanos në Itali. Sipas mediave italiane viktimat janë  Ndue Bruka, 51 vjeç, dhe Alban Medha 27 vjeç,  përkatësisht dajë dhe nip.Policia italiane tha se dy shqiptarët që po udhëtonin me biçikleta  janë vrarë në mesnatë nga persona të panjohur të cilët pasi i kanë ndaluar kanë qëlluar ndaj tyre me pushkë dhe pistoletë.Sipas policisë, dy shqiptarët janë qëlluar 7 herë me pushkë dhe pistoletë dhe si pasojë e plagëve të marra në kraharor dhe në kokë kanë ndërruar jetë në vendngjarje.Policia ka nisur hetimet por ende nuk ka një ndonjë pistë të mundshme. Agjentët po punojnë  për të  mësuar aktivitetin e shqiptarëve në Itali ndërsa sipas mediave italiane dyshohet se daja dhe nipi kanë pasur edhe precedentë penalë.Dy ditë më parë një tjetër shqiptar u vra në Itali.  Marjan Qerimi, 24 vjeç u qëllua  nga policia italiane, pasi emigranti shqiptar  se bashku me tre shqiptarë të tjerë  po tentonin të grabisnin një makinë.