Vrasja e komisar Musa Skurës, shtyhet gjyqi për në Shtator

Gjykata e Krimeve të Rënda ka filluar proçesin gjyqësor në ngarkim të Fitim Allës, person i cili akuzohet për vrasjen e komisar Musa Skurës, ish-shef krimesh në komisariatin e Burrelit.Ndërsa në këtë çështje po gjykohen edhe Edison Lleshi dhe Vilson Mulkurti, të cilët akuzohen për armëmbajtje pa leje. Në këtë seancë ka munguar i pandehuri kryesor, Fitim Alla, ndërkohë kanë qënë të pranishëm familjarët e Musa Skurës.Seanca ka zgjatur vetëm 10 minuta, pasi mungonin avokatët mbrojtës, të cilët ishin të angazhuar në gjyqe të tjera. E ndodhur në këto kushte, Gjykata ka shtyrë gjyqin për në muajin Shtator.Musa Skura u qëllua për vdekje në Suç të Burrelit në 13 Shkurt, gjatë një aksioni për arrestimin e Fitim Allës, i cili po trafikonte armë dhe municione. Ai u qëllua gjatë arrestimit të tij dhe humbi jetën 9 ditë më vonë në një spital në Itali.