Ngacmimet seksuale në punë, AP: Eprorët abuzues të dënohen 10 vjet burg

Ngacmini seksual apo dhuna seksuale në punë nuk koniderohen vepra penale në vendin tonë, ashtu siç konsiderohet abuzimi seksual në familje. Në Shqipëri nuk ka të dhëna mbi këtë fenomenë sepse të viktimat kanë frikë të denoncojnë, druajnë në humbjen e vendit të punës apo në besimin në gjetjen e një zgjidhje pasi kanë denoncuar një rast të tillë.Një ditë më parë, një studim i publikuar nga ministria e mbrotjes u raportuan 14 raste të abuzimit seksual nga kolegët e tyre në radhët e forcave të armatosura. Raporti nënvizonte se 11 ishin femra dhe 3 meshkuj.Nisur nga ky fenomen i fshehur, i padenucnuar, insitucioni i Avokatit të Popullit i ka rekomanduar ministrisë së drejtësisë që ai punëdhënës që ngacmon seksualisht vartësit të dënohet me 5 deri në 10 vjet heqje lirie.Ekspertja në insitucionin e Avokatit të Popullit Juliana Cici tha se kosiderimi i ngacmimit seksual dhe moral punëdhënës-punëmarrës si një vepër penale do të frenonte raste të tilla.E ndërsa në Shqipëri nuka ka statistika për denoncime të tilla në botë rasportet e fundit theksojnë se  91% e viktimave të ngacmimeve dhe abuzimeve seksuale janë femra, dhe 9% janë meshkuj. Raporti i fundit i departamentit të drejtësisë në SHBA ka vlerësuar se 8% e ngacmimeve apo abuzimeve seksuale ndodhin në vendin e punës.