Rama takim me krerët e bankave: Partneritet solid me ju. Audit ndërkombëtar për financat

Kryeministri i ardhshëm Edi Rama, ka zhvilluar sot një takim me drejtues bankash në vend dhe me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.Në fjalën e tij, Rama u shpreh se mbetet i angazhuar për të mbajtur një partneritet solid me bankat."Jam këtu për të rikonfirmuar vullnetin e shprehur më parë për të ndërtuar një partneritet solid me gjithë ju, sikundër edhe me protagonistët e zhvillimit dhe faktikisht sistemi bankar është protagonist i rëndësishëm ku sot mund të thuhet se qe në gjendje ta përballojë dallgën e fortë të një krize ekonomike që është shtrirë në gjithë hapësirën e zhvillimit ekonomik të vendit, por nuk e preku këtë sistem" tha Rama.Rama për kreditë e këqija: Duhen ndërmarrë hapa kurajozëNdërsa e ka cilësuar si jo të mirë situatën e krijuar me kreditë e këqija në banka, Rama u shpreh se duhet të ndërmerren hapa në mënyrë që të mos agravohet më tej situatën“Dua të theksoj se fakti që sot kemi çerekun e kredive si kredi të këqija dhe një shumë aspak relevante si shumat që përbën këto kredi padyshim jemi përpara nevojës për të ndërmarrë hapa të rëndësishëm, kurajozë e të domosdoshëm për të kapërcyer një situatë që nuk duhet të agravohet. Është fakt që sistemi i bankave të nivelit të dytë në 15 vitet e fundit ka financuar. Kjo e bën këtë sistem partner të domosdoshëm të qeverisë, unë ju shpreh vullnetin e plotë për të ndërtuar një partneritet solid duke e mbajtur të hapur tryezën në mënyrë sistematike dhe jo sipas nevojës së momentit të palëve” shtoi Rama.Rama: Strukturë e ndërmjetme mes qeverisë dhe botës së sipërmarrjesNdërsa i cilësoi bankat si një partner të domosdoshëm të qeverisë, Rama theksoi se do të ketë një strukturë e ndërmjetme mes qeverisë dhe botës së sipërmarrjes."Do të ketë një Këshill Ekonomik Kombëtar ku pjesëmarrje e përfaqësuesve të shoqatës suaj është e domosdoshme, ky do të funksionojë si tryezë e përbashkët në një periudhë të historisë sonë kur sfida është e përbashkët për të përballuar faktorët e krizës që e kanë rënduar gjendjen e ekonomisë dhe financave publike të vendit. Ju siguroj se jemi të vullnetshëm për të marrë hapat e nevojshëm për konsolidimin fiskal që të kurojmë me recetën e duhur financat publike dhe së dyti të krijojmë më shumë hapësirë për të kredituar ekonominë” shtoi Rama.Rama: Audit ndërkombëtar për financat. INSTAT, jashtë kontrollit të politikësRama ka deklaruar më tej se do të ketë një audit ndërkombëtar i cili do të përcaktojë qartë financat e vendit ndërsa shtoi se menaxhimi i Institutit të Statistikave do të jetë jashtë politikës.“Ne jemi shumë të interesuar e të vendosur që në këtë fazë të parë të bëjmë gjithçka që e vërteta e ekonomisë sonë të dalë në pah, besojmë se jetojmë me një gjysmë të vërtetë, se shumë nga të dhënat e procesit qeverisës nuk janë pjesë e transparencës së domosdoshme për të përballuar krizën që kemi rreth e rrotull. E kam përshëndetur nismën e guvernatorit për të nxitur programin e vlerësimit të sektorit financiar me ekspertizën e FMN dhe BB. Do të kërkojmë nga një kompani ndërkombëtare auditimi për të pasur në tryezë të gjithë të vërtetën. Duam që një orë e më parë INSTAT të shkëputet nga tutela e qeverisë dhe të kthehet në institucion të pavarur, binjakëzim të tij me një tjetër të një vendi të BE dhe menaxhimit për 5 vjet nga INSTAT i atij vendi. Menaxhimi i INSTAT të jetë jashtë kontrollit të politikës” tha Rama.Fullani: Përballimi i sfidave ekonomike kërkon një aksion të përbashkët