Apeli pezullon proçesin e 21-Janarit, Prokuroria kërkon ndryshimin e relatorit

Gjykata e Apelit ka pezulluar gjyqin për çështjen aq shumë të debatuar të 21 janarit 2011. Shkak i pezullimit është bërë kërkesa e prokurorisë së apelit për përjashtimin e relatorit të çështjes Astrit Haxhialushi.Prokurori Shkëlqim Hajdari e kërkoi përjashtimin me argumentin se gjyqtari Haxhialushi ka qënë pjesë e dy trupave gjyqësore që kanë dënuar dy demotrues të protestës së opozitës së atëhershme.Pas kërkesës së së akuzës trupi gjykues vendosi për pezullimin e gjykimit derisa një trupë tjetër të vendosë për këtë kërkesë.Ndërkohë në seancën e sotme ranë sy përsëri mungesa e dy të pandehurve kryesorë të çështjes, ish kreut të gardës Ndrea Prendi dhe gardistit Agim Llupo, ku të dy kërkonin të përfaqësoheshin nga avokatët e tyre.Ndërsa trupa gjyqësore nga seanca e datës 19 kishte ndryshuar pas dorëheqjes se Agron Papajanit dhe përjashtimit të Fatos Qatos me kërkesë të palës mbrojtëse. Vendin e tyre e kishin zënë  Ervin Metalla dhe Evgjeni Sinoimeri.Ndërsa me shumë gjasa kjo çështje do të shtyhet për në muajin shtator për shkak të pushimeve në gjykatë në muajin gusht. Pas vendimit të gjykatës së tiranës, e cila shpalli të pafajshëm Ndrea Prendi, për vrasjen e Faik Myrtajt, dhe Agim Llupo, për vrasjen e demonstruesve Ziver Veizi dhe Hekuran Deda, prokuroria apeloi vendimin duke i qëndruar të njëjtës akuzë vrasje me dashje. Ndërkaq vrasja e Aleks Nikës vijon të mbetet pa autor.