CEZ ndërpret energjinë për ujësjellsat debitorë

CEZ Shpërndarje  do të ndërpres furnizimin me energji elektrike për të gjithë  ujësjellësat debitorë që do të thotë mungesë e ujit në shtëpitë e qytetarëve. Mësohet se janë mbi 50 ndërrmarje të ujësjellsave  në të gjithë vendin të cilët janë debitorë dhe do tu ndërpritet energjia deri në momentin e shlyerjes së borxhit.Një fakt i tillë është pranuar  nga përfaqësuesit e kompanisë, të cilët njoftojnë se Ujësjellësat i  kanë një borxh prej 5.4 miliardë lekësh, ose 38 milion euro. Sipas CEZ, kompanitë janë njoftuar herë pas here për borxhet e tyre dhe afatet për pagesën e borxhit janë shtyrë disa here por pa u shlyer.Duke marë shkas prej kësaj situate është marë vendimi që ditën e premte, me 16 nëntor furnizimi  me energji elektrike të ndërpritet për të gjitha kompanitë  e Ujësjellësave  që janë debitorë ndaj CEZ në të gjithë vendin.Sipas njoftimit CEZ Shpërndarje ka ofruar anullimin e borxheve të kompanive të ujësjellësit përkundrejt borxhit që CEZ Shpërndarje i detyrohet KESH-it, gjë që është refuzuar.Në këtë mënyrë njoftohet publiku që  të përgatitet për ditët që pasojnë 16 nëntorin, duke u siguruar që të mbushin të gjitha rezervat e mundshme që kanë në dispozicion dhe të interesohen pranë kompanive të tyre të ujësjellësit, nëse ata ofrojnë alternativa për furnizmin me ujë të konsumatorëve të tyre.Vetëm para pak kohësh qeveria miratoi një akt normativ i cili detyron vendorët të paguajnë borxhet që kompanitë e Ujësjellsave i kanë CEZ por mesa duket dhe kjo nuk ndihmoi në zgjidhjen e situatës.