Situata energjitike, PS vijon me akuzat për qeverinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Nëntor 2012, 13:53
Partia Socialiste ka vijuar edhe sot me akuzat ndaj qeverisë dhe ERE-s për situatën energjitike në vend.Në një konferencë për shtyp, deputeti i PS-së Arben Ahmetaj ka publikuar disa dokumenta të cilat sipas tij tregojnë dëmet financiare që ERE i ka shkaktuar KESH-it dhe buxhetit të shtetit.“Qeveria dhe ERE duhet të japin llogari për dëmet që kanë shkaktuar. Për atë çfarë bën ERE në dëm të KESH-it dhe buxhetit të shtetit do të jenë qytetarët ata që do të paguajnë dëmet. Kjo aferë kërkon një investigim nga institucionet përkatëse” tha Ahmetaj.