Fier, vranë biznesmenin, “arrest në burg” për tre të akuzuarit
Nën masa të rrepta sigurie dhe pa praninë e medias është zhvilluar seanca gjyqësore ndaj 3 të akuzuarve për vrasjen e 46- vjeçarit Naim Suli. Gjykata e Fierit ka vendosur për tre të arrestuarit Gëzim, Ervis dhe Endri Sulo masën e sigurisë "Arrest me Burg".Organi i akuzës i përfaqësuar nga prokurori Bledar Bejko, ka paraqitur pranë trupit gjykues fakt dhe prova sipas të cilave vrasja ishte kryer me paramendim nga ana e autorit të dyshuar dhe se ajo ishte në bashkëpunim me dy djemtë e tij Endri dhe Ervis Sulo.Ndërkohë nga ana tjetër avokati mbrojtës i tre të pandehurve është shprehur se vrasja nuk është kryer me paramendim por në gjaknxehtësi e sipër vetëm nga Gëzim Sulo. Ai përjashtoi marrjen pjesë të dy djemve në ngjarje.Ndërkohë vetë të pandehurit nuk kanë pranuar të falin para togave të zeza. Në fund të tre seancave në ngarkim të tre pjesëtarëve të familjes Sulo që u sollën një e nga një në sallë nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Roland Jaupaj vendosi të cilësojë të ligjshëm arrestimin e tyre.Ngjarja për të cilën akuzohet tre të pandehurit ndodhi fund javën e kaluar, datë 10 nëntor ku Naim Suli 46 vjeç u godit me armë zjarri automatik në portën e banesës së tij.Tre të akuzuarit u kapën prej policisë mbrëmjen e datës 12 nëntor në rrethinat e qytetit të Fierit.