Topalli: Mesazhi historik në media, orientim drejt së ardhmes

Departamenti i gazetarisë në universitetin e Tiranës gjatë një aktiviteti të përbashkët me Kuvendin e Shqipërisë ka shprehur mirënjohje që zonja Topalli i jep kërkimit shkencor dhe sistemit të arsimit të lartë.Në këtë rast akademikët iu referuan botimeve  të Kuvendit të Shqipërisë shërbejnë si një bazë e mirë për studimet dhe shkencat e Komunikimit në kërkim të fakteve dhe të vërtetës historike. Kryetarja e Kuvendit Topalli tha se në 100 vjet në radhët e patriotëve të shquar kanë qënë edhe publicistë.“Konferenca juaj që përqendrohet te historia e medias dhe mediatizimi i historisë ka kapur një tematikë sa aktuale aq edhe të ndërlikuar e të vlefshme në këtë 100 – vjetor të Pavarësisë, si një datë themeluese e shtetit tonë kombëtar dhe bazë, aspiratë dhe pikënisje e gjithçkaje që kombi  ynë ka synuar dhe dashur të realizojë në këtë shekull nën frymëzimin e idealistë dhe veprimtarëve të shquar, patriotë e demokratë, midis të cilëve, pa dyshim edhe të dhjetëra  e dhjetëra  publicistëve” - u shpreh Kryetarja e Kuvendit,Gjithashtu akademikët kërkuan ndërtimin e një  hapësire të përbashkët të kërkimit shkencor në kuadër të hapësirave kulturore mbarë shqiptare dhe se ky orinentim është në drejtim të mbarë.