ISHP: 20 përqind e fëmijëve janë obezë
Në vend 20% e fëmijëve janë obezë, ose e thënë me thjeshtë rreth 50.000 fëmijë janë në mbipeshë. Kjo është shifra më alarmante e publikuara nga ISHP në 20 vitet e fundit duke e parë obezitetin tek fëmijët në rritje dhe si shkaktare te një sërë sëmundjesh.Drejtori i Institutit të Shëndetit publik Enver Roshi dukeiu referuar studimeve të bëra nga ky institucion, thotë se duhet ndryshuar rrënjësisht sjellja e prindërve ndaj mënyrës së të ushqyerit të vegjëlve. Kjo nis nga shtëpi, çerdhet dhe kopshte.Obezitetit është një ndër shkaqet që riskon të vegjëlit për tu bërë me diabetë ku drejori i ISHP e sheh me shqetësim rritjen e numrit të diabetikëve. Popullata e diagnostikuar me diabete është rreth 60.000 ndërsa shifra reale është rreth 120.000 të sëmurë diabetikë.