Berisha: Panairi i librit, ngjarje kulmore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Nëntor 2012, 12:16
Kryeministri Berisha ka vizituar sot ambjentet e Panairit të Librit i cili ka çelur dyert që prej ditës së djeshme në Pallatin e Kongreseve.Ndërsa ka vizituar stendat e panairit, kryeministri Berisha shprehu vlerësimin e tij për autorët, botuesit dhe organizatorët e këtij panairi.“ Panairi i librit është një ngjarje kulmore në jetën kulturore të kombit shqiptar në vitin e 100-vjetorit të pavarësisë së vendit. Në panair ka edhe libra historikë që sot janë më të kërkuarit” tha Berisha.Panairi i librit i organizuar këtë vit për të 15-n herë nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë do të qëndrojë i hapur deri në datën 18 nëntor.