"Skënderbeu" i Vivaldit ngjitet në skenën e TOB-it

100-vjetori i pavarësisë ringjall heroin e madh kombëtar Skënderbeu duke  e rikthyer në trojet shqiptare për të  përmbushur ëndërrën e pavarësisë.Është kompozitori i shquar, me famë botërore Antonio Vivaldi i cili   kthen në skenë  e TOB operën,  "Skanderbeg"  pas 300 vitesh  duke e sjellë  për herë të parë në këtë jubile të pavarësisë  të interpretuar të plotë  si asnjëherë tjetër."Skandërbeg " është e vetmja vepër  që ka në qendër një figurë  të vërtetë, një vepër me një personazh  gati të njëjtë me trajtimet historike të kohës për heroin e kombit.Drejtori I TOB-it Zhani Ciko thotë se "Skanderbeg" shënon ndoshta rastin e parë në muzikën botërore, kur në epokën e barokut dhe të klasicizmit një vepër i drejtohet një personazhi historik.“Skandërbeg" është një opera me tre akte, me libret të Antonio Salvit. Për herë të parë u shfaq në "në Firence, më 22 qershor 1718. Sot nga kjo opera kanë mbërritur vetëm disa fragmente, të cilat janë restauruar dhe do të ngjiten në skenën e TOB  në datat 18,19,20 nëntor.