Përkujtohen 39 viktima të regjimit komunist
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Nëntor 2012, 15:03
Është përkujtuar në Tiranë vrasja e 39 figurave të shquara intelektuale nga komunistët në periudhën e paraçlirimit të kryeqytetit nga 28 tetori deri në 16 nëntor te vitit 1944.Partia komuniste gjatë kësaj periudhe ndërmori një fushatë asgjesimi për të gjithë ata që ajo i konsideronte si persona të rrezikshëm për pushtetin popullor.Për Agron Tufën drejtor i institutit për krimet e komunizmit këtyre figurave duhet ti kushtohet vëmendja e duhur dhe tu njihet kontributi dhe lufta e tyre për një Shqipëri demokratike.Gjatë ceremonisë së përkujtimit merrnin pjesë figura akademike,ish-të përndjekur politik të komunizmit si dhe familjarë të viktimave.