Kukës, inertet mbulojnë qytetin
Mbeturinat inerte po mbulojnë qytetin e Kukësit e më së shumti rrugën hyrëse të tij, që e lidh atë me qytetin e Krumës. Shkak për rëndimin e situatës janë bërë punimet që po kryhen për ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit si dhe ndërhyrjet që bëjnë qytetarët në banesat e tyre.Mbeturinat inerte gati sa nuk kanë zënë rrugën nacionale dhe për këtë specialistët e Bashkisë u kanë bërë thirrje qytetarëve të ndergjegjësohen, pasi në të kundërtën do të përballen me sanksione.Mbeturinat inerte në Kukës depozitohen në afërsi të varrezave të qytetit dhe hera-herës ato dalin jashtë sipërfaqes së caktuar, pasi nuk respektohen rregullat e vendosura. Sa i takon mbetjeve urbane ato ende depozitohen në gropa septike, pasi Kukësi nuk ka një landfill të mirëfilltë, tek i cili mund të grumbullohen e përpunohen mbeturinat.