Shqipëria e fundit në rajon për punësimin e P.A.K
Në Shqipëri, vështirësia e gjetjes së një vendi pune ka demoralizuar mjaft të rinjtë dhe të rejat, ndërsa P.A.K e kanë gati të pamundur punësimin.Vendi ynë renditet i fundit në rajon për punësimin e kësaj kategorie. Në total 100 persona që kanë kufizime fizike kanë arritur të fitojnë një vend pune dhe kjo jo në administratë por nga projekte të ndryshme të organizatave jo fitimprurëse apo projekte private. Ligji detyron se minimumi 1 në 24 persona të verbër, para dhe tetra plegjikë të punësohet në një ndërrmarje por në praktik kjo kategori vuan papunësinë.Blerta Kraja dhe Bardhylka Kospiri, presidente e fondacionit dhe përfaqësues të P.A.K shprehen se duhet të merren masa për punësimin e kësaj kategorie.Fondi për P.A.K duhet të krijohet për ti ardhur në ndihmë financiarisht kësaj kategorie por ky fond ende nuk është krijuar dhe kështu ndërrmarrjet që punësojnë këta persona nuk bëjnë dot as derdhjen e një page për ta.