Mbyten dy të rinj, njëri në lumin Mat, tjetri në Gjirin e Lalzit

Dy të rinj u mbytën ditën e shtunë në Durrës dhe Burrel. Viktima e parë u shënua në lumin Mat, ku 20 vjeçari Eltjon Mjeshtri humbi jetën duke u larë. Trupi i pajetë i 20-vjeçarit u gjet nga familjarët, të cilët njoftuan edhe policinë lokale për ngjarjen.Pak minuta më vonë, një 22-vjeçar u mbyt në Gjirin e Lalzit në Durrës. Besjan Maja, dyshohet se humbi jetën në ujrat e Adriatikut pasi nuk dinte not.Për të nxjerrë trupin e pajetë të 22-vjeçarit u desh ndërhyrja e forcave polumbare. Mësohet se i riu kishte shkuar në plazh sëbashku me disa të afërm dhe shokë të tij. Policia lokale tha se ka nisur hetimet për ngjarjen.