Mungon strategjia për emigracionin, Totozani: 3 rekomandime për autoritetet

Shqipëria nuk ka një strategji për emigracionin dhe kjo mungesë i bën të pasigurt ata që kthehen për shkak të krizës financiare në shtetet fqinje. Avokati i Popullit shpreh shqetësimin se emigrantët e kthyer e kanë të vështirë të investojnë në vend, të arsimohen apo të punësohen për shkak se mungon kjo strategji themeltare e vendit.Kjo është arsye, thotë avokati, që edhe shumë probleme të emigrantëve tanë nuk marrin zgjidhje. Probleme nga më të thjeshta, e deri tek ato me dokumentat e lejet e qëndrimit apo për ata që vuajnë dënimin dhe nuk përfaqëesohen dot me një avokat.Gjithashtu Totozani thotë se Ministria e Punëve të Jashtme duhet të forcojë dhe financojë strukturat, si psh Ambasadat tona jashtë vendit, sepse janë institucionet kryesore ku duhet të adresohen problematikat ,për t’i kaluar më pas shtetit, e për të marrë zgjidhje.Avoakti i Popullit ka bërë 3 rekomandime në emër të emigrantëve shqiptarë. E para i drejtohet kryeminsitrit të vendit Sali Berisha për hartimin e strategjisë së re kombëtare mbi migracionin si dhe një plan të detajuar.Rekomandimi i dytë i drejtohet Ministrit të Brendshëm Flamur Noka ku është kërkuar pavlefshmëria e aktit normativ për dokumentet që duhet të paraqesin shtetasit shqiptar për ndryshimin e emrit, mbiemrit, në zyrat e gjendjes civile. Gjithashtu dhe një rekomandim drejtuar Pëllumb Nakos, zv.drejtor i policisë së shtetit për të konsideruar të pavlefshëm një akt normativ për kontrollin e shtetasve shqiptar që kalojnë kufirin.