Karroca invaliditeti nga mbledhja e tapave plastike
Që nga muaj Mars e deri më tani, 250 vullnetarë në 12 qytete të vendit kanë grumbulluar tapa plastike. Kanë arritur të blejnë këto 2 karrige me rrota dhe njëri prej përfituesve është nga Elbasani.Dernard Krasniqi drejtuesi i organizatës për solidaritet rinor dhe Mimi Barushi kordinatore projekti tha se mbledhja e këtyre tapave plastike nuk ka qënë e thjeshtë por për to është punuar intensivisht.Tapat e mbledhur i jepen një firme ricikluese dhe me paratë kjo organizat investon në blerjen e këtyre karrigeve.50 karrige invaliditeti priten ti shohen kësaj nisme po ashtu edhe një numër i konsiderueshëm vullnetarësh.Nëse këto tapa plastike nga ne mund të jenë konsideruar si të parëndësishme për këta vullnetarë është kthyer në një mision për ti shërbyer personave me aftësi të kufizuar nëse do të flitej për cilësinë, kordinatorët thonë se një karrige ka një garanci prej 20 viteve.Sipas kordinatorëve përveç ndihmës që u jep personave me aftësi të kufizuar mbledhja e këtyre plastikëve redukton ndotjen dhe ricikilimi i tyre ka efekt në mjedis.