Fluks kosovarësh drejt bregut, destinacioni kryesor brigjet e Adriatikut

Që në orët e para të mëngjesit, karvane makinash kanë hyrë nga pikat kufitare me Kosovën, duke iu drejtuar bregdetit shqiptar. Shumica prej tyre janë shtetas kosovarë që u drejtohen brigjeve të Adriatikut për të pushuar në këtë stinë të nxehtëDestinacionet, edhe këtë vit mbeten gati të njëjtat. Shumica e kosovarëve preferojnë plazhet e Shëngjinit, Velipojës dhe Durrësit.Pushuesit vlerësojnë kushtet në infrastrukturë, e cila thonë se u ka bërë udhëtimin më te lehtë, sikurse edhe kushtet e bregdetit ku kanë zgjedhur të kalojnë pushimet.Fluksi i pushuesve kosovarë, pritet të rritet në ditët në vijim, pasi muaji Gusht ndër vite ka shënuar fluksin më të lartë të turistëve që zgjedhin bregdetin shqiptar për të pushuar.