Masakron ish-gruan për xhelozi, vrasja me thikë në mes të rrugës, pranga autorit
Valbona Çarcani është viktima e goditjes disa herë më thikë nga ish bashkëshorti i saj.Krimi brenda familjes ndodhi rreth orës 10 në rrugën kryesore “Tefta Tashko”. Valbona ishte duke ecur kur ish bashkëshorti, Genci Çarcani e ka ndalur në rrugë, është konliktuar me të dhe e ka goditur me thikë. Ai ka rrëmbyer çantën dhe është larguar menjëherë nga vendngjara. Dëshmitarët thanë që për tu maskuar përdori një kapele në momentin e krimit. Polica ka nisur aksionin dhe brenda pak minutave e ka arrestuar atë. Dëshmitarët nuk kanë mundur që Valbonës ti jepnin ndihmën e par, sepse ajo gjeti menjëherë vdekjen, ndërsa ky krim brenda familjes tronditi opinionin publik në këtë zonë.Trupi është dërguar në morg për tu tërhequr nga familjarët për ceremoninë mortore.Pas dëshmive dhe ekspertizës në vengjarje, policia e Tiranës disa orë më vonë bënë të ditur zyrtarisht se autori i krimit është 48- vjeçari Genci Çarçani. Po sipas policisë çifti është divorcuar 2 vjet më parë dhe kanë jetuar prej shumë kohësh në Itali.Sipas dëshmive të para dhe hetimeve paraprake shkak i këtij krimi dyshohet të ketë qënë xhelozia, edhe pse çifti ka pasur një martesë 24 vjeçare dhe vetëm para 2 viteve kanë firmosur divorcin. Nga martesa e tyre çifti ka 2 fëmijë, 2 vajza 18 dhe 20 vjeç.Burime policore bëjnë me dije sakaq se në momentin e kapjes, autorit ju gjend me vete dhe sekuestrua arma e krimit. Po nga të njëtat burime citojmë se arma e krimit ishte një thikë e modifikuar më parë si një paramendim për kryerjen e këtij krimi në paraditen e së Shtunës, në rrugë kryesore dhe në sy të dhjetra kalimtarëve e banorëve të kësaj lagjeje.