Paloka: Qeveria e re s`do të mbajë premtimet, humbja nga shkëputja me bazën dhe lista

Premtimet e së majtës ende pa ardhur në pushtet qeveria e re, rezultuan fasadë elektorale dhe jo projekte konkrete pëp qyetarët. Një prej zërave më të rëndësishëm në Partinë Demokratike, deputeti Edi Paloka thotë për “Ora News” se këto po faktohen çdo ditë, duke filluar nga iniciativa për punësim nga selia e PS-së, kur ishte vetë PS që akuzonte qeverinë e djathtë për administratë të mbushur me militantë. Më tej, Paloka thotë se tashmë po faktohen si të pamundura edhe premtimet për taksën apo shërbimin shëndetësor falas që ishin karta për rilindjen e PS-së.Iniciativa e kryeministrit të ardhshëm për prishjen e ndërtimeve pa leje në vijën bregdetare  të jugut,  për Edi Palokën është një farsë, pasi sipas tij bashkitë në këto zona janë drejtuar nga e majta dhe lejet e ndërtimit janë dhënë nga vetë krerët e këtyre njësive vendore. Paloka komenton edhe deputetin e zgjedhur tashmë në Vlorë, Koço Kokëdhima.Po e djathta përse humbi?  Sipas Palokës ka një sërë arsyes që fillojnë nga qëndrimi në kabinetin qeveritar të ministrave për 8 vjet, të cilët e shkëputën sëbashku më drejtorët e emëruar prej tyre vëmendjen nga qytetarët dhe militantët. Madje sipas tij, ministrat arritën të bëheshin arrogantë edhe me deputetët, çka smund të krahasohej me qytetarët. Një tjetër ndëshkim për të djathtën erdhi për shkak të koalicionit me LSI-në në mandatine dytë, ndërsa nuk përjashaton si shkak për humbjen edhe  listat e kandidatëve.Deputeti demokrat vlerësoi pozitivisht fushatën e dy kandidatëve për kryetar të PD-së si dhe platformat e tyre, ndërsa mirëpret idenë e partive të kaolicionit që me zgjedhjen e lidershipit të ri, me fillimin e sesionit të ri parlamentar, partitë e djathta të krijojnë një formacion stabël të së djathtës shqiptare.