Meta falenderon Skraparin: Fitoi politika ekonomike, jo retorika boshe
23 Qershori shënon fillimin e rritjes së Lëvizjes Socialsite për Integrim e që do të vijojë më tej e bazuar në premtimet e mbajtura për qytetarët. Duke shprehur mirënjohjen e tij për popullin e Skraparit, kreu i LSI-së, Ilir Meta, tha se me forcimin e LSI-së forcohet stabiliteti i vendit pasi forca që ai kryeson ka në fokus politikën që merret me ekonominë dhe nuk merret retorika boshe."Padyshim që në themel të këtij suksesi është puna e secilit prej jush, e gjithë drejtuesve të LSI-së në nivel vendor dhe të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve tanë. Ka qenë vërtetë një fushatë e jashtëzakonshme, ka qenë një fushatë me një bindje të plotë se ishte radha e LSI-së për të treguar vlerat e saj të vërteta", tha Meta."Është vetëm fillimi i rritjes sonë do të vazhdojmë të rritemi akoma më tej, sepse në gjithçka e bazojmë te puna e përditshme, e vazhdueshme dhe tek përmirësim i vetvetes. Pra, motoja jonë për të ardhmen është të punojmë çdo ditë dhe të përmirësohemi çdo ditë në mënyrë që të jemi më të aftë dhe më të suksesshëm në përballimin e gjithë sfidave që kemi përpara. Ne kemi bërë fushatën më pozitive, kemi bërë fushatën më konkrete, kemi pasur premtimet më të përmbajtura dhe më racionale e kemi përqendruar qartë mesazhin e fushatës sonë tek të gjithë votuesit që kërkojnë stabilitetin e vendit, që kërkojnë zgjidhjen e problemeve më të mprehta ekonomike e sociale, që kërkojnë rritjen e punësimit dhe njëkohësisht për ne është tepër e rëndësishme tani të fillojmë punën për mbajtjen e këtyre premtimeve", vijoi kryetari i LSI-së.Gjatë takimit me simpatizantë në qytetin e Çorovodës, kreu i LSI-së tha se rritja e LSI-së tregon qartë vullnetin e qytetarëve për të ecur më shpejt përpara dhe ky slogan do të vijojë me punë konkrete për ta çuar përpara vendin në rrugën e integrimit."Sepse edhe 1 vend pune do të thotë një gëzim për një familje të tërë, një shpresë më shumë për gjithë komunitetin. Projekte të tjera shumë të rëndësishme do të ecin shumë më shpejt se deri tani, që nga projekti për ndërtimin e HEC-eve të Osumit, projekti i TAP-it, por edhe shumë e shumë projekte të tjera në fushën e bujqësisë, në fushën e blegtorisë, të agro-përpunimit, do punojmë që të nxisim ato projekte dhe të japim atë mbështetje që sjell zhvillimin e resurseve të gjithë krahinës dhe rrit punësimin dhe të ardhurat e komunitetit tuaj", theksoi më tej Meta.Duke u kthyer te rezultati historik i 23 Qershorit, Kryetari i LSI-së ka shprehur mirënjohjen e tij për popullin e Skraparit dhe premtoi se këtë mirënjohje do ta shprehë me vepra e jo me fjalë."Mirënjohje të veçantë për të gjithë popullin e Skraparit, ku LSI më 23 qershor doli forcë e parë politike. Është një punë e madhe që është bërë, por njëkohësisht është një punë akoma më e madhe që na pret përpara për të shprehur mirënjohjen tonë me vepra dhe jo me fjalë sikurse jemi sot këtu përpara të gjithë atyre që na votuan dhe përpara të gjithë popullit të Skraparit, shtoi ai. Sepse ne pas zgjedhjeve nuk i ndajmë skraparllinjtë as këtu as kudo tjetër, përkundrazi përpiqemi t'i respektojmë dhe t'i mbështesim të gjithë. Fitorja në Qarkun e Beratit është historike sepse është hera e parë që LSI-ja del forcë e dytë politike në një qark të Shqipërisë dhe kjo është mjaft kuptimplotë, por natyrisht ne do të vazhdojmë me synimet tona për të fuqizuar më tej LSI-në", tha Meta.Gjatë fjalës së tij kreu i LSi-së u ndal edhe tek përfaqësimi më i madh që do të ketë tashmë LSI-ja kudo në të gjithë qeverisjen e vendit dhe të gjithë institucionet. Kjo tha ai do të thotë se më shumë njerëz do të angazhohen dhe kjo është një përgjegjësi që do ta ndahet mes të gjithëve."Sepse edhe qytetarët shqiptarë e duan fuqizimin e LSI-së dhe kontribuuan me votën e tyre për këtë qëllim, sepse duke u fuqizuar LSI-në si forcë politike forcohet stabilitetit i vendit, ndihmohet çdo qytetar shqiptar që të shikojë një politikë e cila merret me ekonominë dhe nuk merret retorika boshe. Një politikë e cila merret me punësimin e qytetarëve dhe nuk merret me shtimin e andrallave për ta, një politikë konkrete, një politikë që flet pak dhe që përpiqet të bëjë sa më shumë për qytetarët dhe komunitetin, u shpreh kryetari i LSI-së. Rritja e LSI-së është mesazhi më i qartë se shqiptarët duan të ecin më shpejt në rrugën e stabilitetit, në rrugën e ndryshimeve, në rrugën e integrimit, në rrugën e punësimit, në rrugën e përqendrimit të gjithë energjive të politikës tek ekonomia, tek punësimi tek çështjet më jetike që kanë qytetarët tanë në Berat, në Skrapar dhe në të gjithë Shqipërinë", tha z. Meta, i cili foli edhe përfaqësimin më të madh që do të ketë tashmë LSI-ja kudo në të gjithë qeverisjen e vendit dhe të gjithë institucionet, që do të thotë se më shumë njerëz do të angazhohen dhe kjo është një përgjegjësi që do ta ndahet mes të gjithëve."Themelore është që të mos harrojmë për asnjë ditë në katër vitet që vijnë votuesit tanë të thjeshtë, të përkushtuar, besnikë dhe besimplotë tek ne në çdo fshat, në çdo lagje kudo në të gjithë Skraparin në të gjithë Shqipërinë, sepse ka qenë besimi i tyre që na ka dhënë këtë fitore të mrekullueshme të cilën ne do ta menaxhojmë me përgjegjësi maksimale dhe me transparencë maksimale. Me kolegjialitet dhe me përkushtim dhe përulësi ndaj gjithë njerëzve që na kanë ndihmuar na kanë mbështetur dhe që do të na ndihmojnë dhe do të na mbështetin edhe në të ardhmen sepse edhe ne do të bëjmë çdo gjë për t'i ndihmuar dhe për t'i mbështetur ato", përfundoi fjalën e tij kreu i LSI-së.