Ministri Bumçi takim me Kryetarin e Grupit Parlamentar për Integrimin Hollandez, Mark Verheijen

Ministri i Punëve të Jashtme, Aldo Bumçi ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Kryetarin e Grupit Parlamentar për Integrimin në Parlamentin Hollandez, Mark Verheijen.Ministri Bumçi vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve dhe shprehu vullnetin e palës sonë për intensifikimin e dialogut politik përmes realizimit të vizitave të nivelit të lartë, duke nënvizuar rëndësinë e dimensionit parlamentar të këtyre marrëdhënieve.Duke u ndalur në integrimin evropian të vendit, Ministri Bumçi falenderoi për mbështetjen e dhënë nga Holanda në këtë proçes dhe informoi mbi progresin e bërë në këtë drejtim, duke siguruar se Qeveria ka qenë plotësisht e angazhuar për të ecur përpara në rrugën e pakthyeshme të integrimit evropian të vendit për të gjitha reformat e rëndësishme, të cilat do të përshpejtojnë ecjen përpara drejt anëtarësimit në BE.Në fjalën e tij, Verheijen, duke vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve ndau të njëjtin mendim me Ministrin Bumçi lidhur me rëndësinë e dimensionit parlamentar të marrëdhënieve.Ai vlerësoi ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur në Shqipëri dhe progresin e arritur prej saj në proçesin e integrimit. Ai konfirmoi se Holanda mbështet zgjerimin e BE-së dhe në këtë kuadër, inkurajon Shqipërinë në plotësimin e të gjitha kritereve të kërkuara për marrjen e statusit të vendit kandidat.