Berisha ironik në Facebook: Rroftë Republika e Edi Ramës

Kryeministri, Sali Berisha, me anë të një publikimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, ka reaguar duke thënë se: “Vetëshpallja kryeministër e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, pa u emëruar nga  Presidenti dhe pa u votëbesuar nga Parlamenti është një revansh që  të verbon, të bën Enver por dhe Don Kishot!”Kryeministri aktual, mandati i të cilit përfundon në Shtator shkruan se: “Rama ka hapur në selinë mavi, ngjitur me zyrën e tij prej kryetari të PS-së, zyrën e tij të "kryeministrit të zgjedhur".Berisha shton se: “Në në Kushtetutat e vendeve të lira, President apo Kryeministër i zgjedhur njihet vetëm Presidenti dhe Kryeministri që zgjidhen direkt nga populli në periudhën nga dita e fitores së zgjedhjeve deri ditën e inaugurimit në detyrë.”Berisha sqaron se: “Kushtetuta e Shqipërisë dhe e të gjitha Republikave parlamentare dhe Mbretërive konstitucionale të Europës nuk njohin Kryeministër të zgjedhur pasi në zgjedhje të përgjithshme zgjidhen vetëm deputetët kurse vetë kryeministri emërohet nga kryetari i shtetit ose Parlamenti dhe gjithnjë votëbesohet në Parlament.Këto norma themelore kushtetuese, institucionet kushtetuese të vendit, Presidenti dhe Parlamenti nuk ekzistojnë për Edi Ramën me 63 deputetët e tij. Ai është vetëshpallur kryeministri i zgjedhur dhe nuk paska nevojë të emërohet nga Presidenti as dhe të votëbesohet nga Parlamenti. Revanshi të verbon, të bën dhe Enver por dhe Don Kishot!”, përfundon Berisha me këtë sulm ndaj kreut të koalicionit Aleanca për Shqipërinë Europiane, Edi Rama, i cili doli fitues në zgjedhjet e 23-Qershorit që do të formojë qeverinë e re në Shtator.Në fund kryeministri në detyrë shkruan: “Ndryshim! Përpara drejt të shkuarës!!!” duke e vënë përballë sloganit të PD-së në fushatën e zgjedhjeve të 23-Qershorit: “Ne jemi ndryshimi Përpara!!!“Revanshi të verbon, të bën Enver por dhe Don Kishot!Nga Republika parlamentare tek Republika e Edi Ramës!Të dashur miq, z.Rama ka hapur në selinë mavi, ngjitur me zyrën e tij prej kryetari të PS-së, zyrën e tij të "kryeministrit të zgjedhur". Në Kushtetutat e vendeve të lira, President apo Kryeministër i zgjedhur njihet vetëm Presidenti dhe Kryeministri që zgjidhen direkt nga populli në periudhën nga dita e fitores së zgjedhjeve deri ditën e inaugurimit në detyrë.Kushtetuta e Shqipërise dhe e të gjitha Republikave parlamentare dhe Mbretërive konstitucionale të Europës nuk njohin Kryeministër të zgjedhur pasi në zgjedhje të përgjithshme zgjidhen vetëm deputetët kurse vetë kryeministri emërohet nga kryetari i shtetit ose Parlamenti dhe gjithnjë votëbesohet në Parlament.Këto norma themelore kushtetuese, institucionet kushtetuese të vendit, Presidenti dhe Parlamenti nuk ekzistojnë për Edi Ramën me 63 deputetët e tij. Ai është vetëshpallur kryeministri i zgjedhur dhe nuk paska nevojë të emërohet nga Presidenti as dhe të votëbesohet nga Parlamenti. Revanshi të verbon, të bën dhe Enver por dhe Don Kishot! Ndryshim! Përpara drejt të shkuarës!!! Sb”