Vlorë, situata alarmante, makinat zjarrfikëse pa karburant
Rreziku ndaj zjarrit në këtë stinë të nxehtë është prezent kudo, por duket se policia e mbrojtjes nga zjarri nuk do të jetë në gadishmëri, pasi nuk ka karburant për furnizmin e zjarrfikëseve.Ky fakt pohohet nga vetë komandanti i stacionit të zjarrëfikëseve në Vlorë, Luan Kapaj, i cili thotë që këtë vit situata paraqitet alarmante.Kapaj thotë se karburanti mungon prej gati 6 muajsh dhe po punohet me rezervat e viteve të shkuara por që edhe ato janë drejt fundit.Me një urdhër të brendshëm, nga data 15 Maj deri në 30 Shtator, shërbimi zjarrfikës në Vlorë ka kaluar në shërbim të përforcuar, që do të thotë se 30 përqind më shumë e efektivit do të jenë të gatshëm në stacion, por mungesa e karburantit u lidh duart punonjësve të zjarrfikëseve në qytetin e Vlorës.