AKIP apel mazhorancës së re: Të mbaj premtimin për ligjin e importit të plehrave

Edhe pse qeveria e re do të mandatohet në Shtator, AKIP i bënë thirrje Partisë Socialiste që të shfuqizojë ligjin që lejon importin e mbetjeve në vend. Kjo kërkesë publike vjen pasi aleanca bënë të ditur se në vend janë importuar 10 lloje mbetjesh, disa prej të cilave janë të rrezikshme.Drejtuesit e aleancës thanë se mazhoranca e re me këtë shfuqizim do të bllokojë hyrjen e plehrave për riciklim, si një nga premtimet e bëra gjatë fushatës por që duhet mbajtur dhe zbatuar përgjatë qeverisjes.Alaenaca kundër importit të plehrave, e cila ka protestuar dhe ka kërkuar referendum për importin e mbetjeve, thanë se do të vazhdojnë rrugën e referendumit nëse çështja nuk do të marrë asnjë zgjidhje konkrete.  Edhe pse u shpreh optimist se çështja do të marrë zgjidhje pas Shtatorit, kërkesat e AKIP për qeverinë e re janë të prera. Shfuqëzim të ligjit të miratuar gjatë qeverisë Berisha, në të kundërt referendum.