U lirua nga Gjykata e Lartë, vritet në Lezhë i akuzuari për dy vrasje

Një tjetër vrasje ka goditur Lezhën, këtë herë në Tale ku është ekzekutuar me armë zjarri një 40-vjeçar i këtij fshati.Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:00 të mbrëmjes dhe mësohet se viktima sapo ishte kthyer nga emigrimi.Të dhënat paraprake të policisë së Lezhës flasin për një vrasje për hakmarrje dhe kjo për faktin se Ludovik Ujka akuzohet se në datën 1 Shtator të vitit 2003 ka vrarë me armë zjarri shtetasit Zef Ndoj dhe Eleni Muri , po ashtu ka tentuar të vrasë Kastriot Ndojn.Rreth 3 vjet pas ngjarjes ai u vu në pranga pas një super aksioni të forcave RENEA dhe ju dorrëzua drejtësisë për tu përgjigjur akuzave për vrasjen e dyfishtë. Shkalla e parë e Gjyqësorit ndaj tij dha vendimin duke e dënuar me 25 vite burg, por kjo çështje shkoi deri në Gjykatën e Lartë e cila e liroi Ludovik Ujkën, duke vlerësuar se nuk kishte prova për fajësinë e tij dhe e kthe çështjen në shkallën e parë.Burime nga policia e Lezhës bëjnë të ditur për “Ora News”, se ekzekutimi i Ludovik Ujkës, i sapo kthyer nga emigrimi, mund të ketë lidhje pikërisht me vrasjen e dyfishtë të ndodhur në vitin 2003.Policia bën të ditur se ka identifikuar autorët dhe është vënë në kërkim të tyre. Për këtë shkak janë ngritur dhe postoblloqe në rrugët dalëse nga fshati Tale i lezhës.