Liverpool: Suarez largohet vetëm për shifrën e 40 milion stërlinave
Duke parë interesimin e madh të bigëve të Europes për të patur në radhet e skuadres së tyre sulmuesin uruguaian Suares dhe dëshiren e këtij të fundit për tu larguar në radhet e një klubi, i cili i ka siguruar pjesmarrjen në Chempions Ligë, drejtuesit e Liverpulit kanë vendosur çmimin e klauzoles së largimit të tij.Sipas mediave britanike bëhet e ditur se drejtuesit e ekipit nga "Anfield Road" kërkojnë plot 40 milionë sterlina për të lënë të lirë lojtarin uruguajan, në gjurmët e të cilit janë vënë prej kohësh gjigantet spanjoll të Real Madrid dhe Arsenal."Topçinjtë" e Londrës në ditët e fundit kanë ofruar 30 milionë euro, por ekipi i "Redsave" bën me dije se nuk do të ulin asnjë qindarkë nga kufiri i vendosur, duke e bërë shumë të vështirë transferimin e sulmuesit në një klub tjetër. Ndërsa nga ana tjetër skuadra e Real Madrid duket shumë më afër blerjes së bomberit latin nga skuadra e Liverpul.Shuma që kanë ofruar deriu tani drejtuesit e skuadres Merengues kap shifrat e 40 milion euro, që i bie rreth 5 milion euro më pak sesa sa kërkojnë në të vertetë britanikët. Tani që Suares nuk konsiderohet më si i pashitshëm nga klubi i Liverpul pritet që si Arsenal ashtu edhe drejtuesit e Real Madrid të hynë në tratativa me homologet e tyre të Redsave për të gjetur një gjuhë të përbashkët.Rivaliteti mes topçinjëve dhe galaktikeve pritet të jetë shumë i forte, por Real mbetet disi në avantazh jo vetem për oferten më të lartë, por edhe si rrjedhojë e dëshires së vetë lojtarit për të veshur fanellen e kryeqytetasve spanjoll.Luis Suarez do të nisë sezonin e Premier Liges me 6 ndeshje pezullim pasi kafshoi mbrojtësin serb të Chelsea, Bratislav Ivanoviç ndaj edhe largimi i tij në këtë merkato verore është mëse i mundshëm, duke parë që nuk do të jetë pjesë e skuadres për një pjesë të mirë të sezonit.