Moyes i kundërpërgjigjet Mourinhos, Rooney nuk është në shitje

Me të mbërritur në Tajlandë së bashku me Chelsean e tij për turin përgatitor të verës, Jose Mourinho bëri të qartë përpara gazetarve dëshiren e madhe për të patur në skuadër sulmuesin britanik Uejn Runej.“Edhe pse nuk është etike të flasësh për futbollistë të klubeve të tjera unë e kam thënë gjithmonë që më pëlqen shumë sulmuesi britanik, por nuk mund të shtoj gjë tjetër për momentin", u shpreh portugezi para gazetarëve, duke lënë të kuptohet se kërkon të ketë në skuadër sulmuesin e Manchester United.Dëshira e madhe e "Special One" për të patur shërbimet e sulmuesit potent të United Runej ka marrë mënjëherë përgjigje nga ana e rivalit kryesor në Premier Ligë. Me të dëgjuar konferencen për shtyp të Morinjos, trajneri i Manchester United ka reaguar duke i bërë të qartë portugezit se Uejn Runi është i pashitshëm.Tekniku skocez ka ndezur që tani debatet me portugezin, pasi nuk dëshiron që me largimin e një prej lojtarëve më të rëndësishem në skuadër të përforcojë rivalin e tij direkt për titull në Premier Ligë. I pyetur nga gazetarët nëse përgjigja e Hose Mourinjos ishte pak dinake në lidhje me transferimin e bomberit britanik në Londer ai është përgjigjur:"Nuk mendoj kështu. Njerëzit kanë të drejtë të flasin për futbollistët e mire. Gjithkush mund të shprehe dëshiren për të patur në skuadër një lojtar si Runi dhe Mournjo është njëri prej tyre. Nuk më shqetëson fakti se portugezi interesohet për Runin pasi ne kemi biseduar me të dhe ai nuk do të largohet nga Old Traford të pakten edhe këtë sezon”.Në lidhje me të ardhmen e sulmuesit 28-vjeçar, ish tekniku i Everton shton se:"Është e vështirë t’i largosh zërat rreth Runit, duhet ta përsëris gjithmonë se nuk do të largohet dhe unë do e bëj derisa të lodhen me këtë fakt. Rooney është një futbollist i Manchester United dhe do të qëndrojë me ne" ka përfundur tekniku Mojes.